Çdo ditë në redaksinë e Fiks Fare mbërrijnë dhjetëra ankesa për gjendjen e rrugëve në qytete dhe fshatra të ndryshme të Shqipërisë.

Pjesa më e madhe e ankesave që mbërrijnë në  këtë redaksinë janë për gjendjen e shkatërruar të rrugëve , ose edhe ato që janë ndërtuar së fundi kanë filluar të prishen. Banorët që u janë drejtuar Fiksit thonë se e kanë shumë të vështirë të kalojnë çdo ditë në këto rrugë , pasi ato janë me gropa, baltë dhe të paasfaltuara. Ankuesit në të gjithë vendi cilësojnë si më të vështirë stinën e dimrit dhe kalimin që duhet të bëjnë në këto rrugë edhe pa trotuare fëmijët që shkojnë e vijnë çdo ditë nga shkolla.

Fiksi shpesh këto video të qytetarëve i transmeton në emision ku banorët raportojnë se në shumicën e këtyre rrugëve kurrë nuk është vënë dorë. Problematika është po e njëjta kudo, të pashtruara, me gropa , baltë, pa trotuar, të lënë në gjysmë, të asfaltuara pa cilësi. Për ndriçim dhe trotuare as që bëhet fjalë. Shkurt rrugë të lënë rrugëve.

Fiks bëri një vëzhgim tek disa nga akset që kishin ardhur ankesa nga qytetarët. Njëra prej tyre ishte rruga ‘7 Nëntori’ në Kashar, Tiranë. Një rrugë prej 4 kilometrazh në gjendje të rënduar. Gazetarët e Fiksit me një metër në dorë matën thellësinë e këtyre gropave e cila shkonte deri në 13 cm. Ndërkohë që përdoruesit e kësaj rruge kërkojnë që të merren sa më shpejt masa, pasi ata nuk mund ta përballojnë. ” Nuk mundemi më, na ngelën makinat në servis. Po harxhojmë sa qimet e kokës” shprehen ata. Ndërkohë një tjetër thotë se sapo e kishte blerë automjetin e ri dhe në një nga këto gropa kishte çarë sadokartin.

Në aksin tjetër të rrugës industriale pranë autostradës Tiranë- Durrës thellësia e gropave shkon deri në 25 cm. Makinat që bien në gropa pasi gjerësia e trafiku në këtë aks nuk u jep mundësi t’i anashkalojnë. Kjo rruga është 4.2 km dhe ka mbetur në mëshirë të fatit ashtu siç janë shumica e rrugëve të vendit tonë.

Fiksi u interesua në Bashkinë Tiranë ku në përgjigjen e saj thuhet se rruga ‘7 Nëntori’ është në fazën e hartimit të projektit, ku brenda vitit do plotësohet edhe me  trotuaret dhe elementët e tjerë të rrugës.  Për rrugën “Pavaresia” është kryer  asfaltim, ka nevojë edhe për disa prishje rrethimesh, përpara se të nisë shtrimi dhe vendosja e ndriçimit.

Menjëherë pas interesimit të Fiks Fare punonjësit e bashkisë filluan mbushjen e gropave në rrugën “7 Nëntori”.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA