Dy vëllezër nga Italia Drini Bejtaga dhe Isli Bejtaga kanë qenë pjesë e “Procesit Sportiv” në Top Channel, të cilët treguan se ishin tifozë të Milanit, por shprehen të zhgënjyer me humbjet e skuadrës së tyre të zemrës.
Përballë kishin Gabriela Arapin e cila ishte veshur si një vejushë e zezë.
Manushi ka ngacmuar të dy vëllezërit shqiptarë që jetonë në Itali, duke i pyetur se si iu duket Gabriela. Njëri prej tyre nuk ngurroi të përgjigjej duke i thënë në italisht “je shumë e bukur”. Ndërsa tjetri u shpreh se është i shoqëruar dhe nuk mund t’i bëjë kompliment një vajze tjetër.
Manushi i kërkon që t’ja thotë shqip, pasi e dashura e tij e huaj, nuk e kupton. Komplimenti i tij në shqip kundrejt Gabrielës ishte “dukesh bukur”.
Top Channel