Çdo përmbajtje e prodhuar me anë të inteligjencës artificiale do të duhet të etiketohet si e tillë, nëse shpërndahet në platformën ‘TikTok’.
Në përpjekje për të luftuar dezinformimin dhe për të ndarë realitetin nga trillimi, lëvizja e rradhës e platformës së gjigandit kinez ‘ByteDance’ i bashkohet valës së përpjekjeve të kompanive teknologjike për të krijuar një përdorim më të sigurt të AI.
“Inteligjenca artificiale jep mundësi të jashtëzakonshme krijuese, por mund të ngatërrojë ose mashtrojë shikuesit nëse ata nuk e dinë se përmbajtja është krijuar nga AI”, tha kompania në një deklaratë.
Në shkurt, gjithashtu dhe ‘Meta’ njoftoi se po punonte me partnerët e industrisë për standardet teknike që do ta bëjnë më të lehtë identifikimin nëpërmjet etiketave tek imazhet, videot dhe audiot e krijuara nga mjetet e inteligjencës artificiale.
‘Google’ gjithashtu njoftoj vitin e kaluar se logot me inicialet AI do të aplikohen për videot në ‘YouTube’ si dhe platformat e tjera të grupit.
Një shtysë për etiketim dixhital të përmbajtjes së gjeneruar nga AI ishte gjithashtu pjesë e një urdhri ekzekutiv që Presidenti i SHBA Joe Biden nënshkroi në tetor të vitit të kaluar.
Gjatë muajve të ardhshëm, çdo përmbajtje e krijuar në ‘TikTok’ do t’i bashkangjiten kredencialet e prodhimit, e cila do të mbeten edhe në momentin kur këto shkarkohen.
Vendimi vjen vetëm dy ditë pasi ‘ByteDance’, kompania mëmë kineze, ka paditur ligjn e ri amerikan i cili do të ndaloj aplikacionin në SHBA, nëse ‘TikTok’ nuk i shitet një blerësi të miratuar. Sipas padisë së palës kineze, ligji veçon në mënyrë të padrejtë platformën dhe është një sulm i paprecedentë ndaj fjalës së lirë.
Top Channel