Plas tek Liverpool, Salah: Mardhënia ime me Slot është shkatërruar, do të rinovoja, por nuk mendoj më kështu…
Presnel Kimpembe praktikisht nuk ka garuar për dy sezone për shkak të një dëmtimi të tendinit të Akilit që ka qenë një sprovë e vërtetë për të.
Të dielën, 28-vjeçari francez iu bashkua festës së PSG-së për titullin kampion. Ai ndau në rrjetet sociale një imazh të këmbës së tij, ku dallohen qartë pasojat e atij dëmtimit të rëndë: një çarje e gjatë në të gjithë pjesën e pasme.
Dëmtimi ndodhuri sezonin e kaluar, në nëntor 2022, pak para Kupës së Botës në Katar, në një ndeshje kundër Auxerre.
Mbrojtësi kërkonte me çdo kusht të ishte në listën e Deschamps dhe ajo që erdhi më pas ishte një makth. Në shkurt të vitit 2023, ajo që u konsiderua në fillim një ndrydhje, rezultoi këputje e tendinës së Akilit.
PSG, megjithatë, nuk ka dashur kurrë të lërë mënjanë lojtarin e rritur në akademinë e klubit parizien, një lojtar kyç për shumë vite falë vendosmërisë dhe angazhimit të tij, duke rinovuar kontratën e tij në mes të sezonit aktual.
Rikthimi i tij në fushat e lojës, në rastin më të mirë, është planifikuar për fillimin e sezonit të ardhshëm.
Super Sport
Top Channel