Vrau të dashurën shtatzënë dhe tre fëmijët, përdhunoi vajzën e vogël, godet sërish 33-vjeçari! Thyen kafkën e një të burgosuri me…

13/05/2024 10:56

Një burrë i burgosur për vrasjen e të dashurës së tij shtatzënë dhe tre fëmijëve, tani ka thyer kafkën e një të burgosuri tjetër me një çekiç.

‘Përbindëshi’ Damien Bendall u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjet brutale të partneres së tij Terri Harris si dhe fëmijëve të saj John Paul Bennett, 13 vjeç dhe 11-vjeçares Lacey Bennett, si dhe shoqes së saj Connie Gent, 11 vjeç.

33-vjeçari gjithashtu pranoi përdhunimin e Lacey-t të vogël në shtëpinë në Killamarsh, pranë Sheffield, më 19 shtator 2021. Tani pretendohet se ai goditi një të burgosur tjetër gjatë një seminari. Viktima u godit në kokë “tre ose katër herë” ku sipas mjekëve edhe pse është gjallë, mund të ndërrojë jetë nga plagët e rënda që ka marrë, sipas The Sun.

Sulmi dyshohet të ketë ndodhur në burgun Frankland, në Durham, të premten.

“Ky është një sulm tronditës dhe i tmerrshëm edhe sipas standardeve të burgut Frankland, i cili është një vend i zymtë dhe i dhunshëm”, thanë ata.

Oficerët e burgut dhe mjekët që ishin të pranishëm u traumatizuan. Policia do ta hetojë atë si tentativë për vrasje, në varësi të faktit nëse viktima mbijeton. Kuptohet se Bendall që atëherë është futur në një qeli larg të burgosurve të tjerë. Gjatë dënimit të tij në gjykatë, vrasjet në Killamarsh u përshkruan si ‘sulme brutale, të egra dhe mizore ndaj një gruaje të pambrojtur’ dhe tre fëmijëve të vegjël.

Në gjykatë u tha se Bendall ka përdhunuar Lacey-n e vogël të paktën dy herë. Shoqja e saj Connie duhej të qëndronte vetëm për një natë, por me sukses mori lejen nga nëna e saj, duke e zgjatur fatalisht qëndrimin e saj për një natë tjetër, që përkon me sulmet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA