Përfaqësuesja e Izraelit është rikthyer në vendlindje, pas përfundimit të Eurovisionit.
Eden Golan e cila kaloi në finalen e Eurovision, gjatë performancës së saj, publiku shfaqi pakënaqësinë e tyre, duke bërtitur dhe ofenduar për shkak të konfliktit në Gaza. Me të mbërritur në aeroport, Golan shpërtheu në lot ku pa njerëzit që po e mirëprisnin.
@golaneden_music my rock. my family. i love you guyssss #eurovision2024 #eurovision ♬ Hurricane – Eden Golan
Në një postim që ka bërë në Instagram, ajo ka falënderuar familjen, partnerët dhe njerëzit që e kanë mbështetur me votën e tyre. Në fund të mesazhit të saj, 20-vjeçarja kërkon kthimin e pengjeve.
“Pjesëmarrjen time në ESC ua kushtoj zërave që nuk mund t’i dëgjojmë, pengjeve, po presim me dëshpërim që të gjithë të ktheheni në shtëpi”, ka shkruar ajo.
View this post on Instagram
Golanit doli në skenë për të tretën herë radhazi me këngën “Uragane” ndërsa turma brohoriste dhe mbante në dorë slogane pro Palestinës. Pavarësisht shqetësimit të madh që shkaktoi me pjesëmarrjen e saj, delegacioni izraelit zuri vendin e pestë me 376 pikë. Këngëtarja, pavarësisht reagimeve të ashpra ndaj saj dhe ekipit të saj, bëri sikur nuk kishte ndodhur asgjë, tha “faleminderit” dhe u largua e lumtur nga skena.
Megjithatë, në televotimin, pra nga votat e publikut, Izraeli mori 323 pikë.
Në të njëjtën kohë, videot e mijëra protestuesve që ishin në rrugët e Malmos, me flamujt e Palestinës, bënë xhiron e internetit . Sloganet e tyre ishin” Ju mbështesni gjenocidin”, “Eurovizion, nuk mund të fshiheni, ju mbështesni gjenocidin” dhe “Liria në Palestinë” .
Pos Suedisë, një mobilizim i madh ka pasur edhe në Poloni, ku shumë njerëz kanë dalë në rrugë për të protestuar.
Top Channel