Tre vëllezër e motra u vranë nga ish-partneri i nënës së tyre ndërsa ajo ishte në spital. Ai mori fëmijët nga spitali për t’i ushqyer, por përfunduan të gjithë të vdekur.
Arianny Arias Rodriguez, 13 vjeç, Carlos Michelle Rodriguez, 9 vjeç dhe Chadal Rodriguez 11 vjeç u zbuluan të vdekur brenda një makine të parkuar në Lucky Shoals Park në Norcross, sipas Departamentit të Policisë së Qarkut Gwinnett në Gjeorgji.
Një oficer që gjeti automjetin e dyshimtë rreth orës 1 të mëngjesit të së mërkurës u thirri pasagjerëve dhe nuk mori asnjë përgjigje. Ai gjeti trupat e tre fëmijëve brenda si dhe një të rritur që dyshohet se ishte ish-partneri i nënës së tyre.
Detektivët besojnë se ishte një vrasje-vetëvrasje. Nëna e fëmijëve, Karina Rodriguez, ishte në spital me një nga fëmijët e saj të tjerë, babai i të cilit ishte vrasësi i dyshuar, Jose Plasencia, 56 vjeç.
Nëna pranoi t’i linte tre fëmijët të shkonin me të dyshuarin për të ngrënë, ndërsa ajo qëndronte në spital, tha departamenti i policisë.
Rodriguez shkroi në një faqe GoFundMe: Unë jam një nënë beqare dhe zemra ime është thyer nga humbja tragjike e tre engjëjve të mi të vegjël që u larguan nga kjo botë.
“Jam e shkatërruar me zemrën time copë-copë, bota ime ishin fëmijët e mi dhe unë isha nënë dhe baba për ta, kështu që nuk u mungonte asgjë dhe ai më morën jetën e engjëjve të mi të vegjël”, ka shkruar Rodriguez.
Top Channel