Sulm në qytetin kufitar rus/ Humbin jetën pesë persona, dhjetëra të plagosur! Ekipet ndërpresin kërkimet, shkak alarmet ajrore

13/05/2024 10:53

Një sulm me raketë është kryer në qytetin kufitar rus të Belgorodit, ku të vdekur kanë mbetur pesë persona, të cilët janë nxjerrë nga rrënojat.

Raketat kanë shkatërruar pallatin, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për gjetjen e personave të tjerë që mund të jenë nën rrënoja.

Zyrtarët thanë se puna e shpëtimit duhej të ndërpritet në mënyrë të përsëritur për shkak të alarmeve të sulmeve ajrore.

Një video e publikuar nga ministria ruse e situatave emergjente tregoi zjarrfikësit dhe shpëtimtarët duke punuar në një grumbull të madh rrënojash.

Ministria e situatave të emergjencës paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet, pasi një pjesë e çatisë së ndërtesës u shkatërrua pikërisht në kohën kur shpëtimtarët po kërkonin të mbijetuarit.

Belgorod është shënjestruar rregullisht nga sulmet me dronë dhe raketa ukrainase. Kyiv thotë se po e bën këtë për të kundërshtuar bombardimet e përditshme nga forcat ruse në qytetet ukrainase që nga fillimi i ofensivës ushtarake të shkurtit 2022.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA