FNSh dhe RENEA blindojnë Fierin pas vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, burime: Autori u largua me një mjet tip “Audi”

13/05/2024 14:16

Efektivi i forcave speciale “Shqiponja” Novruz Cenalia u vra sot në fshatin Bletëz të Fierit pas një konflikti të çastit, sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Fierit.

Burime për gazetaren e Top Channel, Dorjana Bezat, thanë se autori u largua me një mjet tip “Audi”, nga vendngjarja.

Sipas njoftimit, rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të vrasjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA