Nemo me këngën “The Code”, përfaqësuesi i Zvicrës, është shpallur fitues i Eurovision 2024.
Në këtë edicion të 68-të, Zvicra u votua me 365 pikë nga votat e jurisë, ndërkohë iu shtuan 200 pikë nga votat e publikut.
Në total këngëtarit Nemo iu bënë 565 pikë.
Vendin e dytë të “Eurovision 2024” e dytë e zuri Kroacia dhe të tretën Franca.
“Jam shumë i emocionuar, nuk kam fjalë, dua të falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët, shpresoj që ky konkurs të vazhdojë të qëndrojë për paqen”, tha këngëtari.
Zvicra vetë votoi me 12 pikë Greqinë. Shqipëria votoi për Zvicrën me 12 pikë.
Vota e Izraelit u prit me reagime të ashpra për shkak të luftës në Gaza.
Mbrëmja finale u hap me Suedinë me këngën “Unforgettable” nga Marcus & Martinus. Një performancë pati dhe këngëtarja Loreen e cila ka fituar dy herë Eurovizionin me këngët “Euforia” dhe “Tattoo” për Suedinë.
Top Channel