23/11 10:45
Vazhdojnë përgatitjet për vizitën e Ramës në Athinë.
Gazetari Artur Bibe bën me dije për Top Channel se pak para orës 11, sipas orës lokale, në ambientin brenda stadiumit të Galatsit që do të zhvillohet takimi kanë mbërritur forcat të sigurisë nga Shqipëria, që do të krijojnë një korridor sigurie së bashku me kolegët e tyre grekë.
Llogaritet se pala greke ka vënë në dispozicion 1500 forca policie. Sipas planit të sigurisë,policia do të mbajë larg çdo individ ose shoqatë do të tentojë të krijojë incidente.
Top Channel