Mbappe formon “Galaktikët” e rinj, detajet e kontratës, numri dhe si do të luajë te Reali

11/05/2024 14:21

Lajmërimi i lamtumirës së Kylian Mbappe nga PSG, është vetëm hapi i parë për rikthimin e Galaktikëve të rinj.

Reali i Madridit është destinacioni i yllit francez që do të transferohet me parametra zero nën urdhrat e Ancelottit duke pasuruar më shumë një skuadër me kampionë si Bellingham, Vinicus dhe Rodrygo.

Mbappe që nga janari i kaluar është i lirë të firmosë për një skuadër të re dhe sipas medias spanjolle autografi më i rëndësishëm i verës është hedhur tanimë në një kontratë të re deri në vitin 2029 me Realin.

DETAJET E AKORDIT

Gjithsesi është hedhur apo jo firma, ky është vetëm një detaj pasi operacioni do të kryhet dhe mediat iberike japin edhe detajet. Akordi për 5 vjetët e ardhshme, deri në 2029 do ta bëjë Mbappe lojtarin më të paguar në organikën e Realit të Madridit edhe pse redukton ndjeshëm pagën që merrte te PSG, duke kaluar nga 30 milionë euro neto në vit, te rreth 20 milionë që do të marrë në Spanjë, plus bonuset personale dhe të skuadrës. Edhe shpërblimi për firmën sipas El Chiringuito, nuk do të jetë me dy zero, por 50 milionë euro.

SI DO TË LUAJNË GALAKTIKËT E RINJ

So te Reali ka emra si  Bellingham, Vinicuius, Rodrygo, Tchouameni Camavinga e Valverde, dhe së shpejti dhe Mbappe, një herë e një kohë ishin Zidane, Figo Ronaldo, Beckham dhe Owen. Me mbërritjet e yllit francez do të vijë edhe versioni i ri i galaktikëve, dhe një tjetër gjigand, por i stolit, si Ancelotti do t’i duhet të gjejë zgjedhjen taktike për të harmonizuar gjithë talentin në një skuadër të vetme.

Ndjesia është se sakrifica do të kryhet duke bërë llogaritë edhe me moshën e senatorëve, ende lider te merengues, si Modric e Kroos, por ndërkohë Ancelotti do të ketë kohën për të studiuar zgjedhjet taktike, siç bëri verën e kaluar për të amortizuar lamtumirën e Benzema dhe mbërritjen e Bellingham, investimit më të madh të vitit të kaluar në merkato, diçka që u zgjidh në mënyrë të shkëlqyer.

Ideja kryesore se si mund të luajë Mbappe te Reali është tredhëmbëshi me Bellingham dhe Vinicus, fleksibël, shumë i shpejtë dhe i paparashikueshëm. Me Rodrygo si zëvendësim të parë në një katërshe fantastike për rotacionin mes kampionatit dhe Champions. Mbetet fantazi i shfrenuar për t’i parë të katërt njëkohësisht në dush, çka do të kërkonte sforco ekstra nga Tchoumaeni Valverde dhe Camavinga.

CILI DO TË JETË NUMRI I MBAPPE TE REAL MADRID

Për komunikatën zyrtare duhet pritur fundi i sezonit, por me shumë mundësi fanella e re e Mbappe do të jetë më e shitura në nivel global. Çfarë numri do të ketë? Hipotezat për momentin janë tre. Më pak e dhimbshmja është ajo e numrit 9, aktualisht i lirë pas largimit të Benzema por që teorikisht i është premtuar Endrick, yllit tjetër të së ardhmes. Numri i preferuar i Mbappe është7-ta aktualisht mbi shpatullat e Vinicus, pra dhe më e komplikuar për tu marrë.  Në fund është dhe 10-ta , numri i francezit në kombëtare, dhe që te Reali i përket Luka Modric, në rast lamtumire të kroatit në verë, kjo mund të jetë zgjedhja më e pritshme.

TANI MACRON I LUTET REALIT

Ditën pas lajmërimit të lamtumirës së Mbappe Emmanuel Macron, që në të kaluarën ka bërë goxha presion që sulmuesi të qëndronte në francez, u vu në lëvizje për një tjetër temë, atë të Mbappe në Olimpiadë duke u shprehur;

“Llogaris që Reali i Madridit ta lejojë Kylian për Olimpiadën, kështu që mund të vijë dhe të luajë me skuadrën franceze”, deklaroi Presidenti i Republikës në X, në një video ku ju përgjigjej pyetjeve të ndryshme. Reali i Madridit ndërkohë më parë ka  lajmëruar se nuk ka si synim të lëre të lirë lojtarët e tij për turneun olimpik që nuk bën pjesë në datat e FIFA-s dhe klubet nuk kanë detyrimin për ta bërë diçka të tillë.

/Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA