“E kam nisur duke larë gotat”, punonjësi me dy fakultete në “Punë Pa Teka”: Lashë IT, sot jam shef i barit

11/05/2024 19:19

Juli është tashmë drejtuesi i një prej bareve të Tiranës, teksa për “Punë Pa Teka” ka rrëfyer se ka mbaruar dy fakultete.

Gjatë bisedimit me Kristi Gongon, ai tha se nuk e ka gjetur veten në asnjë prej profesioneve që ka studiuar, duke lënë kështu IT dhe administrim biznesi.

Prej më shumë se 8 vitesh ai punon në bar, teksa fillimisht e ka nisur duke larë gotat, ndërsa sot është menaxhues i biznesit.

“Kam 7 ose 8 vite këtu. E bëj me dëshirë këtë punë. Kam bërë dy fakultete, nuk e gjeta veten tek asnjëra prej tyre. Nisa fillimisht IT, e më pas nuk më pëlqeu. Pas kësaj nisa administrim biznesi, por sërish nuk më pëlqeu.

Më ka pëlqyer gjithnjë një punë me njerëzit, të kem në kontakt me ta. Unë e kam nisur duke larë gotat derisa kam arritur të jem shefi i stafit”, tha Juli.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA