Asnjë datë e lirë, Atalanta dhe Fiorentina, përtej limitit të UEFA-s

11/05/2024 12:55

Atalanta dhe Fiorentina do të mund ta luajnë ndeshjen e prapambetur vetëm në muajin qershor. Kualifikimi i Atalantës në finalen e Europa League dhe i Forentinës në Conference League bllokon çdo datë të mundshme të këtij muaji për të luajtur përballjen e cila ishte programuar për t’u luajtur në 17 mars.

Asokohe, i ndieri Joe Barone, CEO i skuadrës nga Fierence pati komplikacione shëndetësore dhe u shtrua në spital, çka bëri që ndeshja të mos zhvillohej. Pak ditë më vonë, Barone u nda nga jeta dhe zhvillimi I ndeshjes mbeti pezull.

Atalanta do të luajë në datën 22 maj finalen e Europa League me Bayer Leverkusen, ndërsa Fiorentina do të përballet me Olympiacos në finalen e Conference League. Në datën 15 maj, bergamaskët do të luajnë finalen e Kupës së Italisë me Juventusin, ndërsa në datat 19 dhe 26 do të luhen dhe dy javët e fundit të Serie A.

Në të tilla kushte e vetmja hapësirë për të zhvilluar ndeshjen e prapambetur është fillimi i qershorit. Gjasat janë që kjo përballje të zhvillohet në datën 2 qershor, por do të ishte përtej datave të UEFA-s. Një opsion është zhvillimi i kësaj ndeshjeje pasditen e 1 qershorit, por me kushtin që të luhej jo më vonë se ora 18:00, pasi në mbrëmje është programuar finalja e Champions League.

Një fund sezoni tepër impenjativ për Atalantën e Fiorentinën, që mund të mbyllin edicionin futbollistik të këtij sezoni për gjithë ligat europiane, përtej limiteve të përcaktuara nga UEFA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA