Një tragjedi trondit botën e futbollit. Ibrahim Babangida, vëllai i më të famshmëve Haruna dhe Tijani, vdiq në një aksident automobilistik në autostradën Kaduna-Zaria në Nigeri.
Ish-lojtari i Volendamit udhëtonte në shoqërinë e Tijanit, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën, dhe bashkëshortes së këtij të fundit, e cila gjithashtu mbeti e plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.
Ibrahim Babangida ishte 47 vjeç; në karrierën e tij, përveç eksperiencës në klubin holandez, ai ka veshur edhe fanellat e Kano Pillars, Stationery Stores dhe Katsina United, të gjitha skuadra nigeriane.
Tijani, 50 vjeç, luajti 102 ndeshje për Ajaxin dhe 36 për ekipin kombëtar, duke fituar gjithashtu medaljen e artë olimpike në 1996./Super Sport
Top Channel