Mbledhja e jashtëzakonshme që Edi Ramës mbajti këtë të martë me kabinetin e tij, është diskutuar në studion e Top Story në Top Channel, me Grida Dumën.
Për këtë mbledhje Duma shtroi pyetjen nëse kishte mesazhe të koduara nga Rama dhe nëse ai po paralajmëron goditje të reja nga SPAK.
Po ashtu ajo tha se e habitshme ishte që nuk kishte një reagim nga opozita pas 2 orëve fjalim të Ramës.
“Një fjalë dy orë e gjatë, me simbolika, kuptime… për disa që e kanë dekriptuar jashtë politike, është se s’ka pasur ndonjë gjë të jashtëzakonshme se këtë qëndrim ka pasur Rama kur ka pasur ndonjë goditje nga SPAK.
Ajo që është tronditëse dhe që duhet diskutuar, është që nuk u pa ndonjë reagim opozitar për këtë fjalim të gjatë, dekriptues dhe qartësues, por ajo që doli nga kjo mbledhje ishte një propozim me disa pika për një bashkësi parlamentare sa i përket vazhdimësisë së reformës në drejtësi”, u shpreh Grida.
Top Channel