Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur akuzave të bëra nga deputeti Enkelejd Alibeaj mbi zyrtarët që kanë përfituar nga amnistia penale.
Ndërsa pati edhe disa fjalë për kryedemokratin, Lulzim Basha të cilit i kërkoi që të paraqitej në SPAK dhe të vetëofrohej për t’u hetuar për Rrugën e Kombit, lobimin rus dhe 21 janarin, çështje të cilën edhe Strasburgu e ka cilësuar si “krim shtetëror” që solli vrasjen e 4 protestuesve në shesh.
“Je rëndë, shumë rëndë, edhe si jurist edhe si njeri. Ishte ti në komision të ligjeve kur the se dua amnisti pë rata që i prenë gishtat punonjëses së policvisë. Vjen këtu tani dhe bën mioralin e viktimave. Cfarë është ky budallik kështu.
Ti je i pakënaqur me veten, kur nuk u kënaqe kur të bëri Berisha ministër drejtësie, nuk ke për t’u kënaqur në këtë dynja. E keni mundësiën të tregoni vullnetin dhe dëshirën për të mbështetur SPAK-un. Ai që është pas teje të shkojë në SPAK dhe të thotë vihem në dispozicon të hetohem për Rrugën e Kombit sepse i kam shpëtuar me një raport të mjekut.
Ka një çështje të lobimit rus, të shkojë të hetohet për atë. Është edhe një çështje tjetër që e ka thënë Strasburgu, 21 janari është krim shtetëror i pahetuar. Të kesh qenë ministër i brendshëm dhe të mos kesh qenë në dispozicion për t’u hetuar dhe të bësh këtu moral për drejtësinë…”- u shpreh Manja mes të tjerash.
Top Channel