24/12 17:39
Këngëtarja Besa Kokëdhima nuk ka mundur ta dërgojë Shqipërinë në finalen e Eurovision.
Ajo performoi me këngën “Titan” në natën e dytë të garës, e shoqëruar nga balerinët.
Besa kishte zgjedhur të vishte një fustan të gjatë, të shndritshëm.
Për sa i përket “Eurovision 2024” 10 vende kaluan gjysmëfinalen e parë që ishin: Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qipro, Kroacia, Irlanda, Luksemburgu.
Ndërkohë që nga gjysmëfinalja e dytë në finale kaluan Letonia, Austria, Holanda, Norvegjia, Izraeli, Greqia, Estonia, Zvicra, Gjeorgjia, Armenia.
Ndërsa 6 vendet si Franca, Italia, Anglia, Gjermani, Spanja dhe Suedia shkojnë automatikisht në finale.
Top Channel