Policia po heton për një të shtënë me armë në rezidencën e reperit kanadez Drake në Toronto.
Një roje sigurie, i cili kishte qëndruar jashtë portave të pronës, u dërgua në spital me lëndime të rrezikshme për jetën pas sulmit.
Të shtënat ndodhën herët në mëngjesin e së martës, pranë Bayview Avenue dhe Laërence Avenue në lagjen e pasur Bridle Path. Sipas njoftimit të policisë një i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet. Drake i cili është fituesi pesë herë i çmimit Grammy, i lindur në Toronto nuk është lënduar nga ky sulm. Madje policia nuk e ka konfirmuar ende nëse Drake ishte në shtëpinë e tij në kohën e incidentit.
Sipas mediave kanadeze, roja e sigurisë mori një plagë me armë zjarri në gjoks dhe kur oficerët mbërritën në vendngjarje, e gjetën atë pa ndjenja, ku u dërgua menjëherë në spital.
Top Channel