Athina me sytë nga Shkupi/ Greqia i trembet rritjes së krahut nacionalist pas rezultatit të Silianovskës në raundin e parë

08/05/2024 12:16

Athina ndjek në heshtje, por me interes të madh zgjedhjet e dyfishta në Maqedoninë e Veriut.

Fitorja e qartë e kandidates së partisë VMRO-DPMNE, Gordana Silianovska me gati 20% më shumë të votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ndaj presidentit aktual Stevo Pendarovski, kandidat i Lidhjes Socialdemokrate , tregon një shembull të qartë të tendencës përgjithësisht në rritje të kahut nacionalist në vendin fqinj,shprehen qaqret diplomatike greke.

Zonja Silianovska, ashtu si lideri i VMRO, Kristian Mickoski, e përdorën shpesh në të kaluarën, por edhe në fushatën elektroale , premtimin për moszbatimin apo ndërprerjen e Marrëveshjes së Prespës, ndërsa refuzojnë t’i referohen vendit të tyre si “Maqedonia e Veriut”, duke insistuar në mënyrë retorike për termin “Maqedoni”.

Gjithsesi analistë të ndryshëm grekë vlerësojnë se kërcënimet e VMRO-së janë kryesisht të zbrazëta, pasi tërheqja e Shkupit nga kjo Marrëveshje do të kishte pasoja katastrofike për pozicionin ndërkombëtar të vendit, në një moment në të cilën Maqedonia e Veriut përballet me probleme shumë serioze në marrëdhëniet me Bullgarinë për çështje identiteti e gjuhe dhe kjo do të shkaktonte reagime edhe në nivel të BE-së.

Por retorika agresive nga udhëheqja e re politike dhe shtetërore në Shkup, mund të shkaktojë fërkime politike me Athinën e cila, siç theksojnë njohësit e çështjes, nuk ka nevojë të ndjekë një logjikë konfrontuese. Por në rast se do të zgjidhet zonja Silianovska, referimi publik i termit “Maqedoni” duhet të shkaktojë dërgimin e një note proteste për shkeljen e elementit më themelor për Athinën-Marrëveshjen e Prespës- pra identifikimi gjeografik të vendit.

Elementi i vetëm që mund të shfrytëzohet nga Shkupi si neglizhencë nga ana e Athinës është se tre memorandumet e bashkëpunimit (çështjet e integrimeve evropiane, ushtarake dhe ekonomike) që përmban Marrëveshja e Prespës ende nuk janë ratifikuar nga Parlamenti grek.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA