Reperi i njohur 50 Cent ka ngritur një padi për shpifje kundër ish-partneres së tij, Daphne Joy, pasi ajo e akuzoi për përdhunim dhe dhunë.
Sipas një padie të marrë nga Page Six, reperi i “In da Club” pretendon se modelja e akuzoi atë se e kishte dëmtuar sepse kërkoi të merrte kujdestarinë e vetme të djalit të tyre 11-vjeçar, Sire.
Në padi, 50-vjeçari deklaron se postimi i Joy-it në Instagram ka më shumë se 22 mijë pëlqime, gjë që ka dëmtuar reputacionin e tij të biznesit, çështjen e kujdestarisë së fëmijëve dhe e ka nënshtruar atë ndaj një fluksi urrejtjeje në internet.
50 Cent ka bashkangjitur një letër që avokatët e tij i dërguan Joy 37-vjeçe, më 2 prill duke kërkuar që ajo të hiqte postin dhe të tërhiqte deklaratën. Avokatët e saj dyshohet se kërkuan në këmbim miliona euro. 50 Cent i quan kërkesat ‘qartësisht zhvatëse’. Krijuesi i “Power” po kërkon më shumë se një milion euro dëmshpërblim dhe një urdhër gjykate që Joy të heqë postimin dhe të mos bëjë komente të tjera shpifëse për të.
Joy u emërua si një nga tre gratë që supozohej se ishin punonjëse seksi për Combs në një padi për sulm seksual të ngritur nga producenti Rodney “Lil Rod” Jones. E njëjta i mohoi akuzat në Instagram, duke i quajtur ato të ‘rreme’. 50 Cent dhe Joy kanë qenë në një lidhje nga viti 2011 deri në vitin 2012 dhe u ndanë disa muaj pas lindjes së djalit të tyre.
Top Channel