LIVE/ “Mos bini pre e provokimeve, të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës”, dita e 11-të e protestës, një nga organizatorët thirrje turmës: Ju lutem mos të bjerë ky tubim Militantë të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë kanë dalë sërish sot përpara Bashkisë së Tiranës për të protestuar dhe kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas arrestimit të disa drejtorëve të bashkisë.
Por ajo që ra në sy në protestën e ditës së sotme bie në sy fakti që simbolet e përdorura janë më të shumta ato që i referohen lirimit të ish kryeministrit Berisha sesa largimit të kryebashkiakut të Tiranës.
Në fotot e fiksuara nga LSA-ja, përvecc vajzës së ish-kryeministrit, Argita Malltezi, e cila vijon të shkojë në protestë me bluzën ku kërkohet lirimi i të atit, të shumtë ishin edhe militantët që mbanin në duar parrulla me kërkesën që Berisha të dalë nga arresti i shtëpisë.
Top Channel