Gazetari Klodian Zhivani, në një lidhje direkte për “Top Story” ka raportuar se vijojnë kërkimet pa pushim nga polumbarët për gjetjen e dy trupave nga tragjedia e ndodhur tre ditë më parë.

Gazetari raportoi se sipas banorëve të zonës që njohin lumin Buna, nisur edhe nga rastet e tjera, do duhen disa ditë që trupat të dalin në sipërfaqe.

“Vazhdojnë kërkimet në perimetër të gjerë nga ura e Bunës deri në bregdetin e Velipojës. Është një distancë e madhe nga gjeta e dy trupave të pajetë të fëmijëve.

Njëri nga grupet është përqendruar pranë Urës së Bunës. Kërkimet në Malin e Zi priten të nisin nga mëngjesi i ditës së nesërme. Sipas peshkatarëve trupi vonon disa jave të dalin në sipërfaqe. Polumbarët po bëjnë maksimumin duke zhvilluar kërkimet por ata që e njohin më mirë lumin Buna janë banorët e zonës. Ka ndodhur në të kaluarën që ata që janë mbytur këtu kanë dalë në Velipojë apo Ulqin.

Asnjëra nga familjet nuk janë parë në afërsi të polumbarëve për të gjetur trupat. Në dhimbjen e tyre nuk kanë dashur të vijnë këtu dhe të përballen”, raportoi gazetari Klodian Zhivani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA