Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat pjesë e panelit të emisionit Top Story në Top Channel dha detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër.
Gjatë dëshmisë para trupit hetimor, kunata, e fundit që pa e gjallë Alma Arrizin tha se ajo e humbi logjikën në momentin që pa të shoqin me të dashurën 17-vjeçare në makinë.
Ajo tha se viktima, trupi i së cilës ende nuk është gjetur, ishte shprehur se do ta merrte i vëllai me taksi dhe do të shkonte të qëndronte atje të qetësohej.
Bezat: Kunata dhe Alma dolën së bashku të dyja të pinin kafe buzë Bunës, pas një kafe të gjatë rreth 2 orëshe, kalon një makinë anash që ishte bashkëshorti me të dashurën e tij, ishin në makinë të dy dhe i shkaktoi tronditje, kunata ka rrëfyer se në momentin që e pa me të dashurën që vlen të theksohet se është një 17-vjeçare, e ka humbur logjikën dhe aty janë ndarë, i ka thënë kam telefonuar vëllanë dhe po vjen me taksi të më marrë, u shtang, kishte një dridhje, por nuk e ka elaboruar më.
I ka thënë që nuk do ta vazhdoj shëtitjen për në banesë, por do të shkoj tek vëllai. Por kishte një ide tjetër sepse vëllanë s’e kishte telefonuar. Ai (burri) nuk e dinte që Alma ishte në atë vend. Ai (Erdgysi) bënte jetë publike me të, frekuentonte momente publike. Kamerat po verifikohen, por vërtetohet dëshmia e kunatës që rrugët e tyre janë ndarë pasi dolën nga lokali.
Top Channel