“9-vjeçaren po e përcillnin shokët e babait”, gazetarja rrëfen çfarë e çuditi gjatë ceremonisë mortore në Shkodër: Nuk kishte familjarë

06/05/2024 21:25

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë në emisionin Top Story në Top Channel për tragjedinë e ndodhur në Shkodër disa ditë më parë.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat u shpreh se nuk kishte familjarë gjatë ceremonisë mortore të 9-vjeçares, ndërsa e mitura u përcoll nga shokët e babait.

Bezat: Ishte një shtëpi që po ndërtohej dhe ishte lënë në mes, jetonin në katin e parë, ishte shtëpi modeste, ajo që më bëri përshtypje ishte se të voglën 9 -vjeçaren po e përcillnin shokët e babait, nuk kishte familjarë. U gjet një natë më parë dhe trupi iu dorëzua familjarëve, i vetmi që po kujdesej ishte xhaxhai i saj, një personazh me dritëhije në Shkodër. Ashpërsia tek ai ishte e dukshme, fillimisht ishte aspak miqësor me grupin e xhirimit, munda ta bind të  rrëfejë diçka, edhe ai e kishte të paimagjinueshme, nuk e imagjinonte që do të shkonte deri këtu.

Dolën së bashku të dyja të pinin kafe buzë Bunës, pas një kafe të gjatë rreth 2 orëshe, kalon një makinë anash që ishte bashkëshorti me të dashurën e tij, ishin në makinë të dy dhe i shkaktoi tronditje, kunata ka rrëfyer se në momentin që e pa me të dashurën që vlen të theksohet se është një 17-vjeçare, e ka humbur logjikën dhe aty janë ndarë, i ka thënë kam telefonuar vëllanë dhe po vjen me taksi të më marrë, u shtang, kishte një dridhje, por nuk e ka elaboruar më.

I ka thënë që nuk do ta vazhdoj shëtitjen për në banesë, por do të shkoj tek vëllai. Por kishte një ide tjetër sepse vëllanë s’e kishte telefonuar. Ai (burri) nuk e dinte që Alma ishte në atë vend. Ai (Erdgysi) bënte jetë publike me të, frekuentonte momente publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA