Gazetari i RAI 3 shkeli etikën! Historia e penalizimit të Sigfrido Ranucci, blinte video për të goditur politikanët

04/05/2024 19:41

Gazetari i RAI 3 Sigfrido Ranucci, autori i dokumentarit për Shqipërinë që shkaktoi aq shumë debate në Tiranë dhe në Romë, rezulton i përfshirë në një skandal të denoncuar dy vite më parë, për blerje të videove me qëllim rrënimin e politikanëve.

Një video kompromentuese, ku gazetari i RAI 3 Sigfrido Ranucci e publikuar nga media të lidhura me kryeministren Meloni, tregojnë gazetarin disa vite më parë duke biseduar për të siguruar një video kundër kryebashkiakut të ardhshëm të Veronas. Në video, ai mburret për lidhjet e tij me shërbimet sekrete italiane.

Pas publikimit të saj, Sigfrido Ranucci nëpërmjet avokatit, u justifikua se paratë po i përmenden si provokim për të provuar nëse ekzistonte videoja. Por çështja shkoi deri në komisionin auditues të RAI-t për të verifikuar edhe akuzat për faturime të rreme. Pas përfundimit të hetimit, RAI lajmëronte zyrtarisht se në lidhje me blerjet e supozuara të videove me pagesa të parregullta, pas një ekzaminimi referuar viteve 2013-2021, akuzat nuk gjetën konfirmim.

Për sa i përket përmbajtjes së mesazheve të shkëmbyera me anëtarët e Komisionit Parlamentar të Drejtimit dhe Mbikëqyrjes së Përgjithshme të Shërbimeve Radiotelevizive, RAI, për shkak të shkeljes së konstatuar të Kodit të Etikës dhe duke vlerësuar rrethanat, ka i ka dhënë paralajmërim Ranuccit për respektimin e parimeve etike dhe të sjelljes së korporatës, si dhe detyrat etike të gazetarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA