Mbrëmjen e djeshme në Top Story Plerant Ndreca, Artur Zhei dhe Ilir Babaramo kanë debatuar me njëri-tjetrin, ku mollë sherri u bënë deklaratat e Ndrecës.
Plarent Ndreca: Kam cilësi sepse jam votuar nga 4200 qytetarë të republikës së Shqipërisë, ndërkohë që asnjëri prej jush përveç Ilirit nuk është votuar. Kjo është një cilësi e veçantë. Jam duke folur me gazetarë jo me politikanë. Ja ku e ke Ilirin, unë nuk i thashë Ilirit që kam cilësi të ndryshme nga ty, edhe fakti që kam cilësi të ndryshme nuk më bën më të mirë.
Zheji: Na lër radhë. Nuk je ti superior. Çfarë domethënë se ti ke marrë 5 mijë vota? Unë dhe Babaramo me Gridën spostojmë opinionin tonë 50 mijë vota. Ore 5 mijë vota nuk i kemi asgjë fare.
Ndreca: Kjo është çmenduri dhe tregues i gazetarizmit, ai po bën gjyqin e fjalëve që unë po them. Unë nuk thashë që as jam më i mirë, nuk thashë se kam ndonjë superioritet, nuk thashë që jam ndryshe, por kam një cilësi ndryshe sepse jam i votuar.
Grida: Pse të bën ndryshe kjo?
Ndreca: Do të thotë që qytetarët të kanë votuar, të kanë dhënë të drejtën për të ushtruar pushtet, nuk ia kanë dhënë gazetarit. Ma ka dhënë mua dhe kolegëve të mi.
Grida: Kurse gazetari e ka pushtetin të të kërkojë llogari ty.
Ndreca: E ka marrë nga pronari. O Grida jeni bërë korporatë mediatike, jeni kthyer në korporatë dhe më jeni turrur mua. Më lini të flas.
Top Channel