Në studion e emisionit “Top Story” me Grida Dumën në Top Channel pati një përplasje mes analistit Arjan Curri dhe anëtarit të kryesisë së PL, Genc Gjokutajt mbi deklaratat e analistit për arrestimin e mundshëm të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Gjkokutaj i kërkoi Currit që të ishte më i rezervuar në deklaratat që bën për arrestime të tilla, ndërsa analisti tha se mban vetë përgjegjësi për deklaratat e tij, ndërsa u shpreh i bindur se deklaratat e bëra nga ai, kanë ndikuar në shtyrjen e arrestimit të Metës dhe Kryemadhit.
Pjesë nga debati në studio:
Gjokutaj: Ti qenke një prestigjator juridik dhe thua që ditën që nuk do e thuash ti, do i arrestojnë. Mua më vjen keq se u bë hera e dytë që flet gjëra të pavërteta, i thua në studio dhe flet në emër të së vërtetës. Ti nuk duhet ta marrësh përsipër të flasësh për gjëra të paprovuara
Curri: Pse do ta marr dorën ty?
Gjokutaj: Nëse ke vendosur t’i hipësh teleferikut siç the më parë, ajo është gjë tjetër
Curri: Po ty ç’të duhet?
Gjokutaj: Ke gënjyer dhe vazshdon të gënjesh, ti nuk je kaq naiv të thuash se e bën për interesa të tjera
Curri: Po ti pse shqetësohesh për ato që them unë. Ti je avokat, por vetëm si avokat nuk po flet
Gjokutaj: Ti ke gënjyer!
Curri: Unë mbaj vetë përgjegjësi, nëse kam gënjyer, nuk më shikojnë më njerëzit mua. Meta dhe Kryemadhi, javën që vjen do arrestohen
Gjokutaj: Kështu the edhe herën tjetër dhe nuk doli gjë
Curri: Ti duhet të gëzohesh more, duhet të thuash që ta them më shumë që mos t’i arrestojnë
Gjokutaj: Nuk mundem unë të lejoj ty të gënjesh, thuaj të vërtetën siç është.
Curri: Ti mezi pret që ata të arrestohen por unë do e them vazhdimisht që ato do arrestohen në mënyrë që të mos arrestohen. Mua mund të më kërkojë llogari vetëm SPAK-u të thotë pse po na dekonspiron operacionet?
Top Channel