“Mos bëj rolin e prokurorit”, debat mes Ndrecës dhe Alimehmetit: Nëse i beson SPAK-ut, mos shko të protestosh poshtë ballkonit

01/05/2024 22:34
Alimehmeti dhe Ndreca në "Top Story"

Në studion e emisionit “Top Story” me Grida Dumën në Top Channel pati një debat mes deputetit socialist Plarent Ndreca dhe këshilltarit bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti lidhur me paraqitjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në SPAK.

Alimehmeti shpjegoi pse opozita është përqendruar me protestat para bashkisë së Tiranës. Sipas tij, Veliaj ka kryer shkelje në procedurat e ndjekura për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Ndërsa, Ndreca tha se Alimehmeti nuk mund të luajë rolin e prokurorit dhe theksoi se nëse ai beson tek institucionet, atëherë nuk ka pse të jetë në protestat që militantët e Berishës mbajnë poshtë ballkonit të banesës së tij.

Pjesë nga debati në studio:

Alimehmeti: Ne jemi të qartë që atje nuk ka një incenerator dhe vazhdon pagesa për inceneratorin. Ne kemi nevojë të veprohet shpejt për të ndaluar dëmin ekonomik madhor të mbështetur politikisht.

Ndreca: Kur merret doktori me çështje juridike, konkluzioni kështu do dalë. Nuk e thashë pa qëllim që është kthyer në çmendinë politike opozita se çohet në mëngjes dhe thtoë SPAK dhe në mbrëmje thotë “SKAP”. Ne po hetohemi dhe nuk sheh asnjë shqetësim nga asnjëri prej nesh dhe kemi pasur durimin e duhur për të pritur atë çfarë thonë institucionet. Fakti që nuk ka incinerator, nuk do të thotë se mbetjet nuk përpunohen. Ku shkojnë këto plehra? Sepse Tirana sot është e pastër. Opozitë institucionale që sillen si bandita unë nuk kam parë. U është dhënë vota për të përfaqësuar qytetarët dhe i vënë flakën godinave.

Alihmehmeti: Më dolët personale, më lejoni të përgjigjem tani
Ndreca: Personale nuk kam asgjë, je përfaqësues politik këtu
Alimehmeti: Mos vini në gojën time fjalë që nuk e kam thënë.
Ndreca: Më thuaj një fjalë që nuk e the
Alimehmeti: Unë besoj në cdo institucion
Ndreca: Atëherë pse bën prokurorin duke u futur në detaje. Sot babain tënd politike e ken ë ballkon të akuzuar nga SPAK dhe non-grata nga BE. Nuk gjen asnjë nga ne të thotë të shkojë në burg.
Alimehmeti: Keni ardhur me paragjykime.
Ndreca: Nëse ti vjen e bën prokurorin këtu, do të thotë se ti nuk u beson institucioneve. Nëse u beson, atëherë pse shkon e proteston poshtë ballkonit? Nëse ti i beson institucioneve, mos shko të protestosh poshtë ballkonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA