Ish-presidenti amerikan Donald Trump i uroi gruas së tij Melania përpara kamerave televizive ditëlindjen, pak çaste para se të hynte në sallën e gjyqit.
“Dua të filloj duke i uruar gruas sime Melanias, ditëlindjen”, tha ai para medieve në korridorin e gjykatës së Manhattan. “Do të ishte mirë të isha me të, por unë jam në një gjykatë për një gjyq të montuar”, theksoi Trump. Ky padyshim ishte urimi më i çuditshëm i Trump për bashkëshorten e tij.
Trump claims he would be with Melania for her birthday but he has to be in court pic.twitter.com/fZqmEK166G
— Acyn (@Acyn) April 26, 2024
Trump kaloi ditën në gjykatën penale të Manhattanit ndaj akuzave që pretendojnë se falsifikoi dokumente biznesi për të fshehur një pagesë për të blerë heshtjen e yllit të filmave për të rritur. Ish-presidenti amerikan, i cili është po ashtu favorit për t’u zgjedhur kandidat i republikanëve përballet me akuza edhe për raste të tjera.
Ndërkaq, David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi në gjyqin penal ndaj Trump në Nju Jork, se kandidati i atëhershëm për president i kishte lënë përshtypjen se e njihte një modele të revistës Playboy që po përpiqej të shiste të drejtën e historisë së saj lidhur me pretendimet për një lidhje intime me zotin Trump.
Gjatë një bisede në vitin 2016, zoti Trump e përshkroi Karen McDougal si “një vajzë të bukur”, dëshmoi zoti Pecker. Ai tha se kjo e bëri atë të besonte se zoti Trump “e dinte se kush ishte ajo” edhe pse ai e ka mohuar të ketë patur marrëdhënie intime me të. Përfundimisht, tha zoti Pecker, me nxitjen e avokatit të zotit Trump, Michael Cohen, tabloidi i tij e pagoi zonjën McDougal 150,000 dollarë për të blerë të drejtat e historisë së saj.
Top Channel