Vrau pronarin serb në një lokal në Gjermani, zbulohet shkaku: Kërkuan të sqaroheshin…

29/04/2024 17:28

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja që ndodhi në Gjermani, ku një shqiptar nga Kosova qëlloi me armë zjarri serbin, pronarin e lokalit ku ndodhi ngjarja.

Ngjarja që ndodhi në qendër të qytetit të Duseldorfit, ka nisur fillimisht me një debat mes të dyve.

Ata kanë qenë në ambientet e jashtme të lokalit ku kanë kërkuar të sqarohen, por që më pas ka agravuar në debat.

Në një moment 52-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë mbi viktimën.

Pasi ka vrarë pronarin e lokalit, Aleksandër Stefanoviç, ai ka hyrë sërish në lokal dhe ka kërcënuar klientët.

Në momentin që ka ardhur policia ai është arrestuar dhe nuk ka bërë rezistencë. Mediat gjermane shkruajnë se dyshohet se shkak i debatit kanë qenë borxhet e bixhozit.

 

 

 

Top Channel