VIDEO/ Atentat shqiptarit në Bruksel, autori i maskuar e qëllon me 4 plumba teksa pinte kafen në lokal! 44 vjeçari përfundon në koma

29/04/2024 18:43
Momenti kur autori qëllon ndaj një personi të ulur në kafene

Një 44-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në trotuarin e një kafeneje në pronësi të një tjetër shqiptari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (28 prill) në Bruksel rreth orës 22:30.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në policia ka gjetur një person të plagosur me armë zjarri në gjoks dhe në kokë në rrugën Joseph Brand.

Në videon e publikuar, shihet momenti i atentatit kur një person me kapuç ka ecur në trotuarin para kafenesë dhe papritmas ka nxjerrë armën nga dora duke qëlluar 4 herë ndaj shqiptarit të identifikuar si Agustin Kaza, gjatë momentit kur ky i fundit po pinte kafe.

I plagosuri shqiptar ndodhet në gjendje kome në situatë tepër kritike për jetën, ndërsa autoritetet dyshojnë se autori mund të jetë vrasës me pagesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA