Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka replikuar me deputeten demokrate, Ilda Dhori sa i përket impiantit që bizneset duhet të vendosin për parapunimin e ujërave larës.
Balluku tha se pretendimet e saj mbi shpenzimet e bizneseve, nuk qëndrojnë duke sqaruar më tej se qeveria e ka diskutuar këtë politikë me grupet e interesit të cilët kanë rënë dakord për domosdoshmërinë e këtij investimi.
“Për mbrojtjen e ujërave larës, kemi qenë në të gjitha komisionet parlamentare që e mbnulojnë këtë fushë. Nëse jeni informuar, kemi bërë tryeza me gjithë grupet e interesit dhe kemi rënë dakord që pavarësisht investimeve që po bëhen në kanalizime, një pjesë e ultërsirës perëndimore i ka pasur këto probleme.
Por nuk më rezulton të ketë këtë lloj shqetësimi që ju na sollët këtu sepse jam ulur me grupet e interest dhe kemi rënë dakord që duhen vendosur impiantet të parapunimit të ujërave larës që mos të kemi ndotjen që kemi pasur në vijën bregdetare. Ka një plan public të investimeve. Sigurisht nuk i bëjmë dot as për dy muaj pas për tre muaj. Janë të gjitha të vendosura në programet e infrastrukturës”- tha Balluku.
Ajo shtoi më tej se domosdoshëria e vendosjes së këtyre impianteve, lidhet me fluksin e shtuar të turistëve që prenotojnë në shërbimet hoteliere përgjatë gjithë ultërsirës perëndimore.
“Deputete nuk e di se çfarë lidhje ka akti normative për ujërat larës me PPP dhe koncesionet. Çoje deri në fund shqetësimin e qytetarëve dhe mos e lidh kot me koncesionet se nuk kemi bërë kurrë koncesione për ujësjellës kanalizime.
Nëse ka biznese të cilat janë me gropa septike, janë ndërtuar për 10 dhoma dhe sot presin më shumë turistë, sigurisht do ketë një impiant që do të trajtojë ujërat që derdhen në kolektor.
Flitet sot për kapacitete të shtuara. Në gjithë ulërsirën perëndimore, pavarësisht kolektorëve ka një volum të shtuar të ujërave të ndotura që hidhen në kolektor, por edhe në det. Janë të detyruar t’i vendosin ato me gropa septike që nuk e përballojnë dot më fluksin dhe janë të lidhur me ujërat larës që derdhen në lumenj dhe liqene”- tha numri dy i qeverisë.
Kujtojmë se më herët është ngritur një Task Forcë për kontrollin e menaxhimit të ujërave të ndotura në sektorin e turizmit bregdetar.
Top Channel