Telegram bllokon programet e inteligjencës ukrainase, ministria e Mbrojtjes: E paarsyeshme, kundërshton agresionin ushtarak të Rusisë

29/04/2024 10:14

Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (HUR) thotë se platforma e mesazheve Telegram ka bllokuar një numër të “bot”-eve zyrtare, përfshirë chatbot-in e inteligjencës ukrainase.

“Sot, menaxhimi i platformës Telegram bllokoi në mënyrë të paarsyeshme një numër të boteve zyrtare që kundërshtonin agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, duke përfshirë botin kryesor të inteligjencës”, njoftoi HUR në Telegram, herët më 29 prill.

HUR shtoi se kjo është në kundërshtim me “rregullat” dhe deklaratat publike” nga menaxhmenti i Telegramit.

“Me gjithë bllokimin e botit tonë, të dhënat tuaja personale janë të sigurta”, tha HUR.

Lidhur me këtë nuk ka pasur asnjë reagim të menjëhershëm nga Telegram.

Top Channel