“Në zemër jam shqiptar”/ Italiani i Kombëtares, Alarico Rossi, tregon ekskluzivisht si drejton sektorin e video-analizës së lojtarëve

29/04/2024 15:56

Alartico Rossi është prej vitesh tashmë pjesë e stafit teknik kuqezi dhe nën emrin e tij në futbollin tonë ka filluar edhe profesioni i video-analistit.

Pak ditë më parë ai ishte në shkollën më të famshme në Botë dhe Europë të trajningut, në Koverciano të Italisë, për të treguar mënyrën se si funksionon ky sektor në vendin tonë. Edhe pse italian, Alarico pas më shumë se 8 vitesh këtu, zgjedh që këtë intervistë ta bëjë në shqip.

Rossi: Isha në Koverciano por si pjesë e Federatës Shqiptare të Futbollit sepse unë mendoj që shkolla e trajningut edhe këtu është rritur shumë…ose mund të them se Italia ka frikë nga Shqipëria për Europianin….

Gazetari: Ju jeni një pjesë kyçe edhe e stafit të Sylvinhos në zbulimin dhe analizimin e lojtarëve të kombëtares shqiptare, a ju pyetën atje për ekipin tonë kombëtarë?

Rossi: Jo jo absolutisht, ne kemi folur atje vetëm pse një futbollist zgjedh të luaj për Shqipërinë de se si ne bëjmë bisedimet me të për të ardhur tek ne.

Gazetari: Dhe për mendimin tuaj përse zgjedh një futbollist të luajë për Shqipërinë?

Rossi: Për krenari, por tani dhe për rezultatet që ka Kombëtarja. A këto janë disa arsye që bëhen bashkë për të bindur një lojtar të zgjedhin Shqipërinë? Ne mund të zgjedhim edhe lojtarë nga kampionati vendas, pra duhet të jemi të gjitha bashkë.

Gazetari: Po ti çfarë je tani, se dëgjojmë shpesh që thua nuk jam më italian.

Rossi: Jo jo, unë jam shqiptar, tani kam edhe pasaportën dhe i tregova edhe atyre se sa jemi krenar që jemi shqiptarë në botë dhe në Europë. Ne nuk harrojmë të jem shqiptarë edhe kur jemi jashtë, ndryshe nga italianët apo gjermanët që kur ikin jashtë harrojnë Italinë dhe Gjermaninë, ne do të jemi shqiptarë për të gjithë jetën.

Gazetari: Domethënë nuk je më italian, e ke harruar? Je shqiptar?

Rossi: Unë kam dy pasaporta, por në zemër absolutisht jam shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA