Kush e ka shkruar Kuranin, Zoti apo njerëzit? Cako: Studiuesit laikë mendojnë se…

29/04/2024 09:50

Në “Rrethin Katror” tek E Diell, Alfred Cako ka dhënë dy versione zbritjes së Kuranit, atë të zbritjes nga Zoti përmes Profetit Muahmed dhe shkrimi i tij nga njerëz të ndryshëm ndër vite.

Alfred Cako: Ekzistojnë dy këndvështrime në lidhje me kush e ka shkruar Kuranin, është këndvështrimi tradicional i cili është zbritja e Zotit e cila ka ardhur nëpërmjet krye engjëllit. Iu shpallën suret për një periudhë nga viti 609 kur Profeti Muhamed ka qenë 39 vjeç dhe në vitin 632 kur ai vdiq. Pra për një periudhë prej 23-vjeçare. Kurani ndryshon nga Bibla me aq sa kam parë unë nga studimet që kam bërë ndër vite, ndryshon me përjashtim të kapitullit të parë i cili është një preambul pastaj pjesët e tjera nuk janë të renditura në kohë kronologjike për çështje të ngjarjeve të ndryshme të ngjashme, por janë renditur mbi bazën e gjatësisë nga surja më e gjatë tek më e shkurtra. Për Kuranin, myslimanët kanë mendimin tradicional që kjo është shpallja e Zotit, kurse ka studiues të tjerë laikë që nuk mendojë kështu që thonë se Kurani është shkruar nga njerëz në periudha të ndryshme, sidomos është rregulluar 150 vite pas vdekjes së Muhamedit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA