Gruaja obeze humbet 60 kg dhe nëntë masa veshjeje, me dietën e ushqimit vetëm në orare të caktuara (fotot)

29/04/2024 16:10

47 vjeçarja Andrea Sciolaro, nisi të tmerrohej kur pesha e saj po i dilte jashtë kontrolli duke kaluar 100 kg prandaj nisi një regjim strikt agjërimi për të cilin tashmë thotë se i ndryshoi jetën.

Nëna e dy fëmijëve thotë se si jeta i ndryshoi duke ngrënë ushqimin e saj vetëm nga ora 3 pasdite deri në 6 pasdite, dhe duke agjëruar thuajse gjatë gjithë pjesë tjetër të kohës.

Sciolaro, kishte rënë në zakonet e “ushqimit të stresit” kur bija e saj Morgan, tashmë shtatë vjeçe, u diagnostikua me autizëm, duke shtuar ndjeshëm në peshë. Por duke u ndërgjegjësuar dhe trembur për shëndetin e saj,  ajo nisi të agjëronte dhe u habit se sa shpejt pesha nisi të binte.

Ajo thotë se nisi programin e rënies në peshë në janar 2023 dhe se pinte supë kockash tre herë në javë. Ditët e tjera ajo hante me një dietë pa karbohidrate (bukë, brumëra), dhe me shumë proteina. Pasi pa rënien e saj në peshë ajo zgjeroi programin e agjërimit, duke thënë se tashmë ushqehet përditë por vetëm mes orëve 15.00 dhe 18.00 të pasdites.

Gruaja tashmë peshon vetëm 62 kg dhe ka një masë të shëndetshme trupore.

Andrea, e cila punon si mësuese gjuhe, tha: “Agjërimi më ndryshoi jetën, ndjehem më mirë nga sa kam qenë ndonjëherë. Shumë dieta të njohura fokusohen vetëm në atë që duhet të hash e atë që duhet të shmangësh, ndërsa agjërimi është përcaktimi i orareve kur ti mund të hash”.

“Lëkura ime është më mirë, flokët e mi duken më mirë dhe dhimbjet më kanë kaluar. Fillimisht ishte e vështirë pasi ishte një ndryshimi madh. Por më pas agjërimi më detyroi të bëja zgjedhje më të shëndetshme për ushqimet e mia, duke evituar produktet e gatshme, të përpunuara ose te paketuara”.

Më parë gruaja tregon se hante ushqime të shpejta të gatshme dhe kishte vetëbesim të ulët.

Ajo mezi arrinte të kujdesej për dy vajzat e vogla Morgan, shtatë vjeçe dhe Scarlett, nëntë, dhe duhet të fshihte trupin e saj duke veshur rroba të gjera.

Andrea thotë se pesha e saj po bëhej një pengesë për kujdesjen ndaj vajzës së sëmurë dhe shtimin e barrës për bashkëshortin.

Andrea thotë se fillimisht trupi i saj nuk donte të humbiste yndyrnat e tepërta por rrjedhimisht metabolizmi saj ndryshoi.

“Duke agjëruar fillimisht vetëm tre ditë në janë arrita të ndryshoj metabolizmin e trupit dhe në ditët e agjërimit pija vetëm një lëng kockash dhe shumë pak karbohidrate”.

Andrea thotë e u detyrua të ndryshonte mendësinë e saj për shumë gjëra, për stilin e jetesës dhe ushqimin. Ajo shton: “Ne na thonë se kemi nevojë të hamë tre herë në ditë, por kjo nuk është e vërtetë. Kam lexuar shumë për këtë dhe kam ndryshuar marrëdhënien time me ushqimin. Në momentet kur isha e uritur ishte e vështirë, por rezistova dhe tani avantazhet janë të pamendueshme”.

“Është një lojë e mendjes ndaj trupit, nëse të kontrollon nxitja për ushqim nuk do të kesh rezultatet që dëshiron. Falë Zotit familja është e orientuar nga ushqimi i mirë dhe më mbështeti në nismën”. /TheMirror/

FOTO GALERI
1/3
"Agjërimi më detyroi të bëja zgjedhje më të shëndetshme për ushqimet e mia, duke evituar produktet e gatshme, të përpunuara ose te paketuara”.

Top Channel