Foto nga vendngjarja

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Thumanë në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë.

Mësohet se një automjet tip trajler ka përplasur për vdekje një 65 vjeçar të identifikuar si Hamit Kabili.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të aksidentit të rëndë.

Top Channel