Pikë e artë për mbijetesën, Vedat Muriqi nderon Mallorcan

28/04/2024 16:21

Vedat Muriqi i dhuroi një pikë të rëndësishme Mallorcas.

Skuadra ishullore e mbylli në barazim 1-1 duelin në transfertë kundër Cadizit, duke ruajtur distancën prej 6 pikësh me rivalët e sotëm.

Barazim i artë për objektivin mbijetesë për finalistët e Kupës së Mbretit. Sulmuesi dardan realizoi një gol të bukur me kokë në minutën e 12’, i gjashti sezonal për të në La Liga.

Top Channel