Pesë turistë britanikë bllokohen në “Shpellën e Pëllumbasit”, shkak terreni i vështirë malor dhe errësira

28/04/2024 10:46

Pesë turistë britanikë mbetën të bllokuar për disa orë në “Shpellën e Pëllumbasit” në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, ‘blutë’ ndihmuan 5 turistët.

Operacioni i kërkim-shpëtimit, gjatë mbrëmjes së djeshme deri pas mesnatës, u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me grupin alpin të Forcës Kombëtare të Sigurisë, dhe me Federatën Shqiptare të Alpinizmit.

Turistët nga Mbretëria e Bashkuar kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, për shkak të terrenit të vështirë malor dhe errësirës.

Sipas informacioneve ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Top Channel