Iva Tiço kurorëzon dashurinë! I jep fund beqarisë me partnerin gjerman

28/04/2024 22:14

Iva Tiço kurorëzoi në martesë dashurinë me partnerin gjerman, me të cilin bashkëjeton prej vitesh.

Çifti i thanë PO njëri-tjetrit në një ceremoni në kishë, ndërsa festa vazhdoi më pas në një hotel pranë bregdetit. Nuk munguan të ftuarit VIP, miq të saj. Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, vihet re dekori minimalist, me lule natyrale, ndërsa gazetarja kishte zgjedhur një look të pastër me fustanin klasik elegant.

Vazhdimisht, Iva ka rrëfyer historinë e saj të dashurisë, por asnjëherë nuk kishte zbuluar identitetin e partnerin, duke u treguar e rezervuar edhe në intervistat televizive. Por dje, krah familjarëve e miqve, ajo prezantoi për herë të parë publikisht personin që i ka rrëmbyer zemrën.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel