Foto Ilustruese

Një 55-vjeçar është plagosur me sende të forta mbrëmjen e kësaj të diele në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 6, ku 49-vjeçari A. S., gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë, A. F., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel