Një sulmues i panjohur qëlloi dhe vrau yllin irakian të mediave sociale Gufran Sawadi, e njohur më mirë si Umm Fahad, jashtë shtëpisë së saj.
Sulmi ndodhi të premten mbrëma në lagjen Zayouna, në lindje të Bagdadit dhe u filma nga një kamera sigurimi. Videoja tregon një person të armatosur në një motoçikletë duke qëlluar dhe duke vrarë Sawadi në vend. Një burim i policisë së Bagdadit konfirmoi për CNN vërtetësinë e videos. Sawadi ishte e njohur në TikTok, ku ndante video të saja duke kërcyer dhe me rroba provokuese.
Në të kaluarën, këto video janë konsideruar të papërshtatshme nga gjyqësori irakian. TikToker u dënua me gjashtë muaj burg për “prodhimin dhe publikimin e filmave dhe videove të ndryshme që përmbajnë shprehje të turpshme dhe të pahijshme, shkelje të mirësjelljes dhe moralit publik”, sipas një deklarate nga gjyqësori i Irakut.
Gufran Sawadi nuk është e para influencuese irakiane e mediave sociale që vihet në shënjestër.
Një tjetër personalitet i njohur irakian i TikTok, Moor Alsafar, i njohur si Noor BM, u qëllua për vdekje në Bagdad në shtator 2023. Ai postoi video të shkurtra rreth modës, flokëve dhe grimit dhe shpesh kërcente nën muzikë.
Top Channel