Albin Kurti është optimist për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, dhe për këtë citon progresin e vendit, të dëshmuar sipas tij, edhe nga renditjet e mira të organizatave prestigjioze ndërkombëtare.

Kësaj i shtojmë dhe faktin që kemi kaluar me sukses në mbledhjen e ambasadorëve më 24 prill të vitit të kaluar dhe mbledhjen e parlamentarëve më 16 prill të këtij viti, dhe raporti nuk ka parashikuar parakushte apo kushte që nuk i kemi plotësuar. Unë jam optimist edhe për mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës në mes të muajit maj për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, thotë ai në një intervistë për DW. Sa për presionin e kancelarive europiane për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, vazhdon t`i qëndrojë linjës së tij, ndërsa hoqi edhe një herë paralele me Republikën Srpska të Bosnjes.

“Ne dëshirojmë ta eliminojmë një pjesë të skepticizmit që mund të ekzistojë eventualisht deri në mes të muajit maj, por jemi në të drejtën tonë. Mos të harrojmë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës ofron të drejta të gjera për pakicat, e në veçanti për atë serbe. Dhe nuk e mohojmë që paraardhësit tanë kanë bërë një marrëveshje për Asociacionin e Komunave Serbe, por gjithçka duhet të jetë në përputhje me ligjshmërinë, kushtetutshmërinë, interesin publik të republikës dhe në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve serbë. Pra, nuk i reduktojmë ne të drejtat e pakicës serbe në një formulim të Asociacionit, por në të njëjtën kohë nuk mohojmë se këtë asociacion e kanë nënshkruar paraardhësit e mi, Thaçi dhe Mustafa, njëri para 11 vjetëve dhe tjetri para 9 vjetëve”, tha Kurti.

Kurti shprehu bindjen se vendet anëtare të Këshillit të Evropës te Kosova kanë një partner që nuk synon vetëm të përfitojë nga ky organizëm, por edhe të kontriobuuojë ndërsa e la mënjanë modestinë teksa i përshkroi sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Kosovë jo vetëm si më të mirat në rajon, siç tha ai, por edhe më të mira se në disa vende anëtare të Këshillit të Europës.

Në prag të votimit të 16 majit megjithatë, skepticizmi nuk mungon. Frank Schëabe, kryetar i delegacionit gjerman në KiE, thotë se shanset aktualisht janë 50/50 për qind, dhe Gerald Knaus, kryetar i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, nënvizon se presidenti i Serbisë po bën një fushatë të sukseshme për të bindur shtetet kyçe në Evropë që të shtyjnë votimin për pranimin e Kosovës për momentin, duket sikur presidenti Vuçiç do ta fitojë këtë betejë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA