“Ti e do me dokumente, po bëhemi qesharakë”, Rakipllari përplaset me Boçin për kallëzimin e Bardhit: Mos e zbukuro…

25/04/2024 21:41

Vendimi i SPAK për të mos nisur hetimin e padisë së vëllait për shpifje ndaj Gazmend Bardhit, i cili pretendon se ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës, ka ‘përplasur’ të ftuarit në “Top Story”.

Drejtori i informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari u shpreh se nëse Bardhi ka fakte të reja në dosjen që prentedon se ka kundër Olsi Ramës, SPAK duhet të hetojë këto akuza, në të kundërt të hetojë palën paditëse. Boçi tha se SPAK duhet të hetojë në bazë të gjitha akuzave dhe elementëve të tjerë, jo vetëm denoncimin e Bardhit.

Curri: Kjo gënjeshtër e bardhë na shtyn të mendojmë që SPAK është i pavarur, i thotë vëllait të kryeministrit që nuk ka kallëzim. Për të njëjtën gjë për deklaratat publike që ka bërë Salianji, duan ta dënojnë drejt asaj duan ta çojnë. Ka dy drejtësi dhe dy standarde.

Boçi: Duhet të mos dilte me atë deklaratë se nuk ka pretenduar te SPAK Bardhi. Ai që ka pretenduar kallëzimin është vëllai i kryeministrit. Po mirë ky që bëri kallëzimin, në ajër e bëri ky?

Rakipllari: Mos duket sikur jemi në çmendinë. Bardhi del dhe thotë kam të dhëna të dosjes dhe disa çështje të reja dhe i bën këto publike si çdo opozitar. Nxjerr një dosje të madhe, kam një këtu thotë shumë gjëra dhe bën denoncimin publik. Nëse i ka vërtet dhe nuk i ka nxjerr nga arkivat e Berishës, thotë kam fakte të reja, kjo është super korrekte. Në këtë moment del vëllai i kryeministrit dhe thotë që ky zotëria ka shpifur. Vëllai i kryeministrit i thotë SPAK ose vërtetoi këto akuza, ose Bardhi..

Boçi: Ti po e zbukuron po e bën tregim.

Rakipllari: Nxirre kallëzimin e Olsi Ramës se po bëhemi qesharak. I thotë ose më dëno mua si trafikant ose Bardhin si kallëzues të rremë.

Boçi: Po nuk thotë kështu kallëzimi ose ose. Akt trimërie është kjo?

Rakipllari: Është bërë publik more, a ka mundësi të nxirrni dokumentin se Luçiano i do me letra. Politikanët këtu bëjnë akuza me njëri tjetrin. A je i interesuar vërtetë  apo jo

Boçi: Po të jap argumenta

Rakipllari: A duhet të dalë e vërteta? Jam i interesuar që e vërteta të dal në shesh.

Boçi: SPAK heton dhe zbulon. Të hetojë në bazë të fakteve dhe përgjimeve të dalin të gjitha, Harrove një element, nuk është vetëm Gaz Bardhi, është RAI3 nga fashikulli gjyqësor. Ju merreni me Gaz Bardhin, ai që sot debatohet është ka implikim apo jo?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA