“Ping-pongu” me kallëzimin e Bardhit, Gjekmarkaj: Opozita po goditet, po hymë në garë me këmbë të lidhura

25/04/2024 21:35

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj u shpreh në “Top Story” se me qasjen e drejtësisë ndaj opozitës, kjo e fundit po mbahet peng dhe do ‘futet në zgjedhje me këmbë të lidhura”.

Gjekmarkaj: Më shqetëson mënyra sesi drejtësia po shfaqet në raport me opozitën. Gjykata përmendi rastin e Salianjit, një nga politikanët më aktiv të opozitës kjo është goditje në zinxhirin e plotë të opozitës.

Opozita po mbahet peng, lidershipi i opozitës. SPAK ka pas gjithë kohën të mos e mbante peng në vitin elektoral. Po goditet opozita në kohën që po hymë në garë.

Këmbët e lidhura dhe hajde lufto me kundërshtarin. Unë e kam mbështetur drejtësinë e re, por e gjykoj rast pas rasti. Berisha duhet të gjykohet, por që është dhunuar Kushtetuta, unë si deputet duhet ta them.  Opozitën po e lidhni me zinxhir nga e gjitha anët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA