Skandali me Jeffrey Epstein, Princi Andrew humb zyratarisht të gjithë titujt dhe dëbohet nga Royal Lodge
Kuaj të kavalerisë britanike që vraponin sot jashtë kontrolli në qendër të Londrës, shkaktuan kaos dhe disa plagosje, pasi u trembën nga disa pajisje të punonjësve të ndërtimit.
Disa kujdestarë të tyre të ushtrisë, dhe kalimtarë u plagosën kur kuajt e trembur u larguan në panik duke tërhequr çfarë gjenin para e prapa tyre.
Grupi i shtatë kuajve e gjashtë ushtarëve po bënin manovra stërvitore në zonën qendrore Belgravia kur paniku mes kafshëve shkaktoi kaosin.
Katër ushtarë ranë nga kuajt e tyre dhe kafshët vraponin në panik duke u përplasur me automjete e kalimtarë.
Në pamjet e shpërndara në rrjete sociale një automjet fuoristradë shihej që i ndiqte ata me dritat ndezur. Një kalë i bardhë shihej i gjakosur që vraponte përkrah kalit të zi.
Një ushtar i lënduar shihej i shtrirë përtokë pranë Clermont Hotel në zonën qendrore të Victoria dhe ambulanca me pas kishte ngritur një tendë blu për të trajtuar të plagosurin.
Dëshmitaret tregonin sesi kuajt e dëshpëruar ishin përplasur gjithashtu me një autobus, derisa më pas ishin qetësuar dhe marrë nën kontroll nga zyrtarët e ushtrisë. /TheSun/
Top Channel