Ekipi i ambasadës për çështjet e zbatimit të ligjit ka bashkëpunuar me Akademinë Shqiptare të Sigurisë dhe Policinë e Shtetit për të trajnuar 32 Oficerë të Policisë Gjyqësore nga 12 rrethe në të gjithë vendin.
Ekipi i ambasadës mori pjesë dje në ceremoninë e diplomimit të Kursit të Hetimit të Krimit. Kursi është krijuar për të zhvilluar një sërë aftësish hetimore për krimet më të shpeshta të raportuara.
Kursi u mbështet nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit për Hetimet Penale (ICITAP) së bashku me Departamentin e Shtetit të SHBA, Byronë e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) në Tiranë.
Ky është sesioni i katërt në një seri kursesh të hetimit penal të planifikuar për vitin 2024 për të certifikuar disa qindra oficerë të Policisë Gjyqësore në hetimet e krimit. Që nga viti 2005, ICITAP ka pasur një partneritet të gjatë me Akademinë e Sigurisë duke kontribuar në trajnimin dhe zhvillimin profesional të Policisë së Shtetit.
Top Channel