Kandidatja e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Davkova, në fjalimin e saj falënderoi qytetarët dhe ekipin për suksesin e arritur në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
Davkova po kryeson me diferencë të thellë votash, rezultat të cilin ajo e quajti frymëzues.
“Ky rezultat është tepër frymëzues për mua, nuk kam fjalë të shpreh mirënjohjen time… Nuk mendoj se jam e veçantë në shumë gjëra, vetëm e di që atë që premtoj do ta bëj në mënyrën time. Ju siguroj për këtë”, tha kandidatja.
Deri më tani është numëruar 78% e votave, ku Siljanovska Davkovak kryeson me 39.58%. Në Tetovë po kryeson Bujar Osmani, ndërsa në nivel vendi, Osmani është i treti aktualisht me 14,40%. Gordana Siljanovska pasohet nga Stevo Pendarovski me 19.33%.
Top Channel