Të ftuara në emisionin e sotëm të “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Arbër Çepani kanë qenë Megi Pojani dhe Marsela Pojani, të cilat së bashku me motrën e tyre Ina Pojani, vijnë për herë të parë së bashku në një podcast unik në Top Albania Radio titulluar “MeKast“.
Ato njihen si vajza pa filtra e pa komplekse dhe që e thonë gjithmonë mendimin e tyre ‘troç’. Fundja, ashtu siç janë dhe vetë ato…Plot surpriza dhe të papritura!
Kjo që ato kanë sjellë është le të themi një risi për podcast-et në Shqipëri, ku kanë zhvilluar biseda të paprekshme më parë nga moderatorë të ndryshëm, por edhe intervista me personazhe të panjohur më parë siç ishte rasti i eskortës. Por pavarësisht rrjedhës së programit, fillimi i këtij rrugëtimi nuk ka qenë aq i qetë pasi vajzat u shprehën se edhe pse janë motra, duhet të përshtateshin me këtë kapitull të ri të jetës së tyre. Ato patën xhiruar një episod të parë, që nuk është transmetuar kurrë, dhe arsyeja përse kjo ndodhi do t’ju çudisë. Ja si u shpreh Megi:
Marsela ka qenë e tjetërsuar. Pati një moment që ne po talleshim me Marselën dhe ndërkohë që ne po talleshim Marsela shkatërroi çdo gjë dhe thjesht na shikonte. Ishte njeri tjetër.
Marsela u shpreh:
Nuk e dija nëse isha gati të përhapja aq shumë informacion rreth jetës sime.
Më tej, Megi tha se ishte shprehur t’ja hiqte emocionet, duke qenë se Marsela nuk ka bërë më parë dalje televizive dhe t’i tregonte se këto emocione nuk duhet ta ndalnin.
Një moment më kapi paniku dhe thashë ‘mbase Marsela përpara kamerave është ky njeri, nuk është Marsela që unë njoh’. Dhe pastaj Marsela gjatë asaj jave, që ne kemi pasur në dispozicion derisa të bënim regjistrimin e dytë, më shkruante vazhdimisht dhe më thoshte ‘shiko Megi e kuptova shumë mirë, mos më thuaj më asgjë’.
Top Channel